LAJME / E Premte 9 Janar 2026, 09:09

Publikohen pamjet, momenti kur nisi zjarri në tregun tek “5 Maji”! Si shpërthyen flakët

pamjet që tregojnë momentin kur ka nisur zjarri në zonën e tregut pranë “5 Majit”, në Tiranë duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, fillimisht nga një strukturë ka dalë tym dhe më pas flakët përhapen me shpejtësi.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur si pasojë e një defekti elektrik, megjithatë shkaqet e sakta mbeten ende nën hetim.

Deri më tani të paktën 50 subjekte që ushtronin veprimtari tregtare në kapanonin ku nisën flakët, janë djegur plotësisht. Por, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE