
Hetimet e para policore për vrasjen e nënës në Flamouli të Trikalës nga i biri i saj, flasin për grindje të shpeshta midis të dyve.
Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, ndërsa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor dhe më pas njoftoi policinë për krimin e rëndë. Pak minuta para vrasjes, djali ishte ulur pranë saj, i cili, duke u ngritur dhe pa thënë asgjë, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, derisa ajo i ra të fikët.
18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me nënën e tij, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj. Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë.
“Ejani të më arrestoni”, tha ai.
Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpi dhe e gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin. Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja, informon “Protothema”.
Shenjat konfirmojnë përshkrimin e 18-vjeçarit, se si e vrau gruan që e solli në jetë.
I riu nuk ka probleme psikiatrike dhe nuk ka shfaqur as në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
