
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj një prej socialistëve në sallë, pasi vuri re se ai po qeshte gjatë fjalimit të tij.
“Po qesh dikush aty? Kanë ardhur kohë të këqija”, u shpreh Rama.
“Kush mendon që do e shtyjë sa ta shtyjë, do të hajë një të shtyrë që në fund do t’i lutet Zotit kur do bjerë në fund. Nuk shtyhet më kështu. Provimi nuk është vetëm një ekran, por sistem”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlamentar socialist.
Rama u shpreh se do të propozojë që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale.
“Unë do propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale. Do e propozoj këtë, do u shoh të gjithëve në sy dhe do u kërkoj që ta votoni.
Çdo mesazh i dërguar, që fut këtë në punë dhe shikoje pak atë, të konsiderohet vepër penale. Kjo, sepse një deputet që e bën këtë nuk është i denjë, pasi po bën padrejtësi mbi ata qytetarë, që nuk janë pjesë e rrethit të tij, që nuk janë pjesë e familjes së tij, që nuk janë pjesë e rrënjëve të tarafit të tij dhe që nuk janë shokë fëmijërie të tij. Nuk mundet që të shikojnë fëmijët e tyre duke i rritur me mijëra halle, të mësojnë fort dhe në fund shohin që fëmijët e tyre parakalohen vetëm nga mesazhet e deputetit. Vepër penale”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ashp[ërsuar retorikën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke i cilësuar si “fytyra e dështimit” të reformës në drejtësi.
Rama tha se, ndërsa SPAK, GJKKO dhe disa komponentë të tjerë të sistemit të drejtësisë përfaqësojnë sipas tij anën e suksesit të reformës, ndërsa KLP dhe KLGJ janë shembulli i dështimit të saj.
“Nëse SPAK, GJKKO apo disa komponentë të tjerë janë fytyrë suksesi, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”, u shpreh Rama.
Kryeministri u ndal edhe te pagat e funksionarëve të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se ato janë disa herë më të larta se pagat e të pranishmëve në mbledhje.
“Parafytyro nga ana tjetër si mund të thotë një punonjës i administratës që i mjafton paga”, deklaroi Rama.
