
Edi Rama kërkoi nga zyrtarët e tij që të jenë më pranë qytetarëve, duke theksuar se takimet me qytetarët do të fillojnë nga dita e nesërme, një praktikë “llogaridhënie” që nuk kishte ndodhur kurrë gjatë qeverisjeve të mëparshme në Shqiperi.
Po ashtu, kryeministri bëri me dije se në orën 17:00 të çdo të premteje do të zhvillohen takimet e quajtura “Prania Besnike” për të cilën tha se socialistët do të jenë krah qytetarëve për të dëgjuar hallet e tyre dallime nëse qytetarët janë simpatizantë të partisë Socialiste apo jo. Ndërsa theksoi se takimet me qytetarët do të vijojnë për aq kohë sa ai do të jetë kryeministër i vendit.
“E premtja e kësaj jave në orën 5 është fillimi i një procesin të pranisë. Çdo ditë në orën 5 të gjithë ne që jeni këtu do të jemi aty ku e kërkon prania besnike. Jo për të bërë mbledhje. Secili pre nesh do të jetë aty e do mbajë shënim se për çfarë robi zotit po flet. Prania Besnike nuk pranon kamera, pranon fotografi në fillim të takimit vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe pa ekspozuar fytyrat e tyre. Prania Besnike refuzon anësinë partiake” tha Rama.
Ndërsa theksoi se në këto takime nuk do të jenë të lejuara kamerat apo filmimet, përveç shkrepjes së disa fotove me miratimin e personave që janë të pranishëm në këtë takim, Rama nënvizoi në fjalën e tij se këto takime do të mbahen për aq kohë sa ai është në krye të qeverisë.
“Nuk do të ndalet asnjë të premte dhe nuk do të ndryshojë orë, derisa unë të jem kryetari i PS-së. Kur unë të mos jem, zgjidheni, bëjeni, por sa të jem unë, çdo të premte, në orën 5, do të jemi aty ku e kërkon Prania Besnike. Jo për të bërë mbledhje” theksoi Rama.
