LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 13:01

“Po e trajtoni protestën me hipokrizi!”, Andi Tela përplaset me Klosin: Populli kërkon Ramën dhe Berishën në burg!

Debati për protestën qytetare dhe amendamentet e ligjit për zonat e mbrojtura shkaktoi përplasje mes analistit Andi Tela dhe sekretarit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tela akuzoi mazhorancën se po e relativizon protestën dhe nuk po e kupton mesazhin që, sipas tij, qytetarët po japin prej javësh.


Sipas analistit, protesta nuk është një lëvizje politike, por një revoltë kundër mënyrës se si është qeverisur vendi gjatë 36 viteve të fundit.

Një tjetër pikë e debatit ishte çështja e amendamenteve të ligjit për zonat e mbrojtura. Tela tha se Komisioni Evropian ka kërkuar shfuqizimin e tyre, ndërsa Klosi u përgjigj se ligji është hartuar me ekspertizë evropiane dhe se çdo ndryshim do të rakordohet me Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Klosi pretendoi se një pjesë e madhe e komenteve negative në rrjetet sociale nuk vijnë nga përdorues realë, por nga llogari të automatizuara.

Andi Tela: Thatë që populli është i zgjuar por nuk po e respektoni zgjuarsinë e popullit. Ju tregoheni hipokritë dhe e relativizoni protestën. Aty ka dalë shoqëria, thonë ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Ka dalë shoqëria që ka parë se si është menaxhuar ky vend në 36 vite. Ju e lexoni gabim, sikur është një grupim politik. Keni sjellje hipokrite në raport me protestën.


Andi Tela: Ata kanë kërkesa specifike, për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshime ligjore apo të Kushtetutës. Që nga dita e parë, ju i keni trajtuar protestuesit si njerëz të nxitur nga algoritmi, agjenturat… Nuk e lexoni si protestë qytetare kundër elitës politike për mënyrën si ka menaxhuar vendin në këto 36 vite.

Andi Tela: Pika më e rëndësishme, para dy ditësh, protesta ka nisur për zonat e mbrojtura, por KE ka kërkuar që është arritur akord për të shfuqizuar amendimet e ligjit të 2024 për zonat e mbrojtura. Zonja Kos tha, kemi rënë dakord që amendimet të shfuqizohen. Rama tha nuk kemi rënë dakord, se ligji është i mirë. Ky nuk është reflektim.

Blendi Klosi: “Provat ishin dhe u evidentuan. Po përpiqem të gjeja, po të nxirrje një reels sa komente merrte, nxirrni një tani dhe shikoni sa qindra komente negative futen.

Andi Tela: Kjo tregon se ka shumë më tepër njerëz, jo vetëm në shesh.

Blendi Klosi: Hapi komentuesit, po të gjeni më shumë se 3-4% njerëz realë, shumica janë robotë të paguar nga burime financiare të brendshme apo të huaja. Bëjeni tani live këtë. Robotët paguhen me para kriminale. Merreni bëjeni lajm.

Debati vijoi edhe për amendamentet e ligjit për zonat e mbrojtura.


Blendi Klosi: Ligji për zonat e mbrojtura është ndërtuar me ekspertizë europiane. Edhe amendamentet, që kanë ardhur si kërkesë e bashkive në 2024, do të diskutohen dhe do të rakordohen me partnerët europianë.

Andi Tela: Po flasim për këtë pikë, ndërtimet në zonat e mbrojtura. KE kërkon të shfuqizohet amendimi. Do ta lejoni apo jo?

Blendi Klosi: Çdo ligj do të rakordohet me BE dhe këtu jemi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE