Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku një autobus i linjës Kamëz–Tiranë u përfshi nga flakët në lëvizje.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Nënë Tereza” dhe shkaktoi panik mes qytetarëve që ndodheshin në urban.
Fatmirësisht, të gjithë udhëtarët kanë arritur të zbresin në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar.
Sipas Policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 07.07.2025, në bulevardin ‘Nënë Tereza’, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje automjeti autobus. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE