LAJME / E Premte 9 Janar 2026, 08:08

Përmbytjet në Vlorë, bie ndjeshëm niveli i ujit në lumin Vjosë. Nis verifikimi i dëmeve

Niveli i ujit në lumin Vjosë ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit, duke sjellë përmirësim të situatës së përmbytjeve në zonat e Vlorës.

Autoritetet përkatëse kanë nisur procesin e verifikimit të dëmeve në të gjithë territorin e prekur, me qëllim evidentimin dhe vlerësimin e pasojave të shkaktuara.

Ndërkohë, strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të banorëve për çdo nevojë apo emergjencë të mundshme.

Kujtojmë se moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit solli pasoja të rënda, me përmbytje të banesave, evakuime masive dhe humbje jete. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi në Durrës, pasi u mor nga rrjedha e ujit.

Ndërkohë, ditën e djeshme u dha urdhër për evakuimin e banorëve nga banesat e tyre në Durrës, konkretisht për zonën e Sukthit dhe Katundin e Ri, por edhe Novoselë, në Vlorë dhe zonën e Ferrasit në Fier, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE