LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 22:10

​Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet ndaj aeroplanëve që fluturuan nga Aeroporti i Prishtinës të hënën në mbrëmje.

Policia nuk ka dhënë detaje për mënyrën e pengimit të aeroplanëve, duke mos bërë të ditur nëse janë penguar me laser a dron.

Rasti, i cili është raportuar në fshatin Janjevë të Lipjanit, është iniciuar në drejtim të veprës penale “rrezikim i sigurisë së aviacionit civil”.

Hetimet kanë nisur të enjten.

“Më 16.07.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Rasti është duke u hetuar”, tha policia në raport.

Kjo vepër penale mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE