
Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, e cila një ditë më parë ngriti alarmin për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin ndaj objekteve të lidhura me Shtetet e Bashkuara, por edhe ndaj hapësirave publike në Shqipëri, strukturat e Antiterrorit kanë intensifikuar planin e masave në terren.
Burime bëjnë me dije se njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite, në kuadër të koordinimit të veprimeve dhe rritjes së gatishmërisë për çdo skenar të mundshëm.
Edhe pse plani i masave ishte hartuar më herët, pas këtij paralajmërimi është shtuar ndjeshëm vlerësimi i situatës dhe monitorimi i elementëve të rrezikut.
Në fokus të këtyre masave janë kryesisht ambasadat, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe sheshe e hapësira të mëdha publike në vend, të konsideruara si pika me ndjeshmëri të lartë.
Në kuadër të këtij plani, pritet një shtim i prezencës së forcave policore në terren, ndërsa pjesë e grupit të punës është edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me Antiterrorin do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë së objekteve diplomatike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
