LAJME / E Martë 13 Janar 2026, 22:10

Parashikimi i motit për nesër, sa pritet të shkojnë temperaturat…

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, pritet të ulet rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve Drin dhe Buna.

Lajme të mira vijnë nga IGJEUM që bën me dije se ditet e ardhshme pritet te ulen prurjet dhe niveli i lumenjve.

Sot pasdite (e martë, dt. 13) dhe nesër (e mërkurë, dt. 14) si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Sot pasdite (e martë, dt. 13) dhe nesër (e mërkurë, dt. 14) priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër (e mërkurë, dt. 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 0 / 13 °C
në vendet malore: -1 / 8 °C, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE