
Oficeri i Policisë së Shtetit, Mihal Velço, është dhunuar brutalisht nga disa persona në orët e vona të natës, në qytetin e Sarandës teksa ai ishte në shërbim.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në lagjen nr. 3 të qytetit, ku oficeri i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, Mihal Velço është konfliktuar me disa persona.
Polici Mihal Velço ka reaguar në një prononcim për mediat, i cili ka treguar se ka qenë duke udhëtuar me motor dhe dëgjoi një grup të rinjsh duke bërtitur në rrugë.
Për shkak të orës së vonë, polici u ka kërkua atyre që të mos bënin zhurmë, por reagimi i të rinjve ishte i papërshtatshme, duke e fyer dhe më pas e kanosën.
Gjithashtu polici tregon se në momentin që zbriti nga motori për t’u sqaruar, ata e kanë dhunuar brutalisht.
Pasi është marrë njoftimi, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit.
Janë kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Por ende nuk ka informacion në lidhje me kapjen e autorëve të dyshuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
