
Tezja e Sibela Abedinit ka folur sot ekskluzivisht për emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi para disa ditësh në Kamëz.
Sipas raportimeve, Sibela Abedini, u vëtëvra duke u hedhur nga kati i katërt, pas një fotoje intime me një TikToker të shpërndara në rrjetet sociale.
Tezja e Sibelës në lidhje Skype thotë se ditën që ndodhi ngjarja, 27-vjeçarja ishte shumë e qetë
“Sibela ishte shumë e qetë atë ditë. Ka vënë gocën në gjumë dhe ka ikur të pijë një cigare. Ka kërkuar punë, dhe dikush i ka thënë që do të të çoj unë që të punosh, po se kush është ky nuk e dimë. Altini i ka thënë a ka ndonjë që të pastrojë shtëpinë time, se e kam gruan shumë sëmurë.
Sibela ka shkuar 2 ditë ka pastruar. Pastaj Altini i ka thënë do të të lajmëroj prapë kur të kem punë. E kam parë foton me Altinin, por nuk është Sibela ajo se goca ishte 50 kg njeri, nuk është Sibela ime aty, se ajo është fotomontazh.
Flokët Sibela nuk i ka të zeza, por i ka të kuqe. Ato i ka nxjerrë Altini se do të mbulojë veten e vet, po nuk ka pasur shans që mbesa ime të bëjë një gjë të tillë,” tha tezja.
