LAJME / E Premte 17 Korrik 2026, 14:02

Nje ngjarje e rende raportohet per humbjen e jetes se dy te miturve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku dy vëllezër binjakë 11-vjeçarë u gjetën të pajetë në lumin Ter, në qytetin Manlleu, pranë Barcelonës.

Fëmijët ishin larguar nga shtëpia për të luajtur futboll, por nuk u kthyen më, duke vënë në alarm familjen dhe autoritetet.

Babai i tyre njoftoi policinë të hënën në mbrëmje, pasi djemtë nuk ishin kthyer në shtëpi deri në orën 21:00. Menjëherë nisi një operacion kërkimi me pjesëmarrjen e zhytësve dhe dronëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa autopsia pritet të konfirmojë se shkaku i vdekjes ishte mbytja.

Bashkia e Manlleut ka shpallur dy ditë zie në nderim të dy fëmijëve, ndërsa flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE