LAJME / E Diel 20 Korrik 2025, 16:04

Muri i banesës e zuri poshtë teksa ishte duke e shembur, ndërron jetë 51-vjeçari

Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij,në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal.

Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qënë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat, por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgur, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat,që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE