LAJME / E Premte 4 Tetor 2024, 23:11

Momenti kur rrjedha e ujit merr para qytetaren në rrugët e Vlorës (Video)

Në Vlorë situata paraqitet alarmante në disa zona për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit dhe reshjeve të dendura të shiut.

Siç shihet në videon e mëposhtme, rrjedha e ujit që ka përfshirë rrugët ka marrë përpara një qytetare.

Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore pas kësaj ngjarje.

Pak më herët kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paraqitej kritike dhe njoftoi se janë evakuar rreth 30 familje nga banesat e tyre. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)