
Mister me një grua kineze e cila u gjet e pajetë brenda një taksie në periferi të Durrësit, raporton noa.al.
Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze.
E ndjera është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.
Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.
Për rastin, grupi hetimor po kryen veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Ura e “Dajlanit” në Durrës prej më shumë se dy dekadash është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme të vendit përfshirë edhe Durrësin “shesin trupin” e tyre për shuma të ndryshme parash.
Më herët në korrik 2023 një vajzë u gjet e vdekur. Ajo u gjet e zhveshur, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se me të është abuzuar seksualisht, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
