LAJME / E Shtunë 13 Shtator 2025, 18:06

“Më të fortë se kurrë”! Nis operacioni i NATO-s ‘Roja Lindore’, publikohen pamjet

NATO ka nisur operacionin “Roja Lindore”, me qëllim forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të aleancës, pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake publikoi pamje ku shihet një avion francez A400 duke u ulur në aeroportin Minsk Mazowiecki, i cili transportoi armatim për avionët luftarakë Rafale tashmë të dislokuar në territorin polak.

Incidenti u regjistrua pasi 19 dronë rusë kaluan në hapësirën ajrore të Polonisë, duke shkaktuar dëme materiale. Disa prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa të tjerë ranë në fusha dhe një prej tyre goditi një banesë.

Varshava e ka cilësuar ndërhyrjen si të qëllimshme dhe një provokim të rrezikshëm, ndërsa Moska ka tentuar të minimizojë ngjarjen. Autoritetet polake e kanë përshkruar këtë si incidentin më të rëndë të këtij lloji që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Kryeministri Donald Tusk deklaroi se Polonia po përballet me “situatën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore”, duke theksuar nevojën për një përgjigje të fortë nga aleanca, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE