LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 13:01

Lajm i trishte, nderron jete mjeku dhe intelektuali i njohur

Mjeku dhe intelektuali çorovodas, Maksim Musabelliu, apo Maksi siç e thërrisnin të gjithë, është ndarë papritur nga jeta pasditen e së premtes. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe miqtë e tij të shumtë, të cilët janë tronditur nga ikja e parakohshme.

Doktor Maksi konsiderohej si një nga figurat më të ndritura të qytetarisë çorovodase, stomatolog, humanist, filantrop i njohur dhe Qytetari më i ri i Nderit i Skraparit.

Largimi i tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për mbarë komunitetin që pati fatin ta njohë dhe ta ketë pranë. Ai ishte një njeri i rrallë, i kompletuar në çdo përmasë të jetës së tij: në kulturë, në profesionalizëm, në fisnikëri dhe në qytetari.

Por mbi të gjitha, ai do të kujtohet për dritën e shpirtit të tij, për zemrën e madhe dhe për bujarinë e pakufishme me të cilën prekte jetët e njerëzve.

Ata që e njihnin, shkruajnë se Doktor Maksi ishte nga ata njerëz që bënin mirë në heshtje, pasi nuk fliste kurrë për bamirësitë dhe ndihmën që u jepte të tjerëve, nuk kërkonte lavdi e as mirënjohje publike. Ai besonte se e mira duhet bërë thjesht sepse është e drejtë të bëhet.

“I lindur në Tomorr, në Dervish Iljaz, në atë truall të bekuar ku historia, besimi dhe fisnikëria njerëzore ndërthuren natyrshëm, ai mbeti gjatë gjithë jetës bir i denjë i atyre rrënjëve. Ndoshta prej tyre buronte edhe urtësia, thjeshtësia dhe madhështia e tij njerëzore”, shkruan Zylyftar Hoxha, nga Orakujt e Tomorrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE