LAJME / E Shtunë 21 Mars 2026, 14:02

Ky është Gjergji sa do mbushte 30 vjeç

Ky është Gjergj Përgegaj, 29-vjeçari shqiptar nga Lezha që u ekzekutua me armë zjarri në Arezzo, pas një përplasjeje me motive xhelozie.

Sipas mediave italiane, ai u qëllua nga partneri aktual i ish-të dashurës së tij, një 35-vjeçar shqiptar, i cili e gjeti duke biseduar me të renë pasi kishte përfunduar turnin e punës si kamerier.

Gjergji në prill do të festonte ditëlindjen e tij të 30-të, por jeta iu ndërpre tragjikisht.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje, kur autori, pasi i pa bashkë, humbi kontrollin dhe nxori armën duke qëlluar disa herë në drejtim të viktimës.

Një nga plumbat e goditi Gjergj Përgegaj në fyt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa shërbimet e emergjencës nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja, por u arrestua disa orë më vonë nga policia pa bërë rezistencë. Trupi i 29-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit San Donato Hospital, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje me motive pasionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE