LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 13:01

Djali i vdiq në aksident, babai vret shoferin: Është përgjegjës…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kretës, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në zonën e Amoudaras, në Iraklio, për motive hakmarrjeje.

Sipas autoriteteve greke, autori i kishte zënë pritë të riut, duke i bllokuar rrugën me makinë dhe duke hapur zjarr teksa ai ndodhej ende brenda automjetit. Viktima tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili vijoi të qëllonte deri sa e la të vdekur në një ambient me dhoma me qira.

20-vjeçari u transportua në Spitalin Universitar të Iraklios, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Familjarët e viktimës ndodhen në gjendje shoku.

Menjëherë pas krimit, 54-vjeçari u vetëdorëzua në polici, duke pranuar autorësinë. Ai pritet të përballet me akuza të rënda.

Ngjarja lidhet me një aksident rrugor të ndodhur në vitin 2023, ku djali 17-vjeçar i autorit humbi jetën pas disa ditësh në spital. Prej asaj kohe, autori e konsideronte viktimën përgjegjëse për tragjedinë.

Hetimet kanë zbuluar edhe episode të mëparshme dhune. Ndërkohë, policia ka ndaluar edhe bashkëshorten e autorit, e cila dyshohet se ishte e pranishme në momentin e krimit dhe mund të ketë bashkëpunuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, në një rast që rikthen në vëmendje zinxhirin e hakmarrjes në Kretë, transmeton Top Chanel, transmeton Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE