LAJME / E Shtunë 18 Korrik 2026, 01:01

DEPUTETJA E RAMËS HABIT DYNJANË: "SUFLLAQJA ËSHTË E SHENJTË, PROTESTUESIT JANË PALAÇO!"

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar me tone të ashpra ndaj protestuesve që kanë ironizuar projektligjin e debatueshëm duke e quajtur “ligji i sufllaqes”.

Gjatë deklaratës së saj, Mila tha se buka dhe ushqimi janë vlera të shenjta dhe se përdorimi i tyre për tallje është i papranueshëm. Ajo i cilësoi protestuesit si “palaço”, duke theksuar se, sipas saj, ata nuk përfaqësojnë protestuesit e vërtetë.

?? “Këta palaço… nuk janë protestues,” u shpreh deputetja, duke shtuar se nuk mund të pranohet që buka dhe ushqimi të përdoren si objekt talljeje në debatin politik.

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe pritet të shtojë më tej debatet rreth projektligjit dhe gjuhës së përdorur në përplasjen politike.

?Si e vlerësoni ju këtë deklaratë? do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE