
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Zhegër të Gjilanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete disa orë pasi familjarët kishin ngritur alarmin për zhdukjen e tij.
Sipas raportimit të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Avni Bislimi, 52 vjeç.
Bazuar në informacionet e publikuara, rreth orës 16:50, familjarët ishin shqetësuar për sigurinë e tij dhe kishin kërkuar ndihmë për lokalizimin e 52-vjeçarit.
Menjëherë pas alarmit, familjarët dhe njësitë e Policisë së Kosovës nisën kërkimet për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkime, rreth orës 20:10, 52-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga një patrullë policore në pronën e familjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, njësia e krimteknikës, ekipi mjekësor, përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurori i Shtetit.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 52-vjeçarit, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet pritet që, pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave hetimore, të kenë një pasqyrë më të qartë lidhur me shkakun dhe rrethanat e vdekjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
