LAJME / E Martë 11 Nëntor 2025, 19:07

Kushtetuesja e kthehu në detyrë, Erion Veliaj jep URDHËRIN e parë si kryebashkiak…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga qelia ka urdhëruar që kryeqyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit,

duke shënuar urdhrin e parë pas rikthimit në detyrë nga Gjykata Kushtetuese

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

Tirana do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit. Edhe pse ndodhet në kushte të vështira, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit. Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim”, thuhet në njoftimin e Bashkisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE