
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së enjtes në Podujevë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se ra nga kati i dhjetë i një ndërtese banimi, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Leonora Muliqi, 24 vjeçare.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 13:30, Policia është njoftuar se në kompleksin banesor “Neka”, në rrugën “Ilir Konushevci”, një person i gjinisë femërore kishte rënë nga një ndërtesë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, hetuesit, krimteknikët dhe ekipi mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar se 24-vjeçarja ishte pa shenja jete, ndërsa identiteti i saj është konfirmuar nga babai.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, bazuar në këqyrjen fillestare të vendit të ngjarjes, dyshohet se e reja ka rënë nga kati i dhjetë i ndërtesës.
Siç mëson Sinjali, dëshmitarët kanë deklaruar para hetuesve se Leonora kishte vuajtur prej rreth pesë vitesh nga depresioni dhe ankthi.
Me urdhër të Prokurores së Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për t’i bërë dëm vetes ose është në krizë emocionale, kërkoni ndihmë sa më shpejt nga një familjar, mik i besuar ose profesionist i shëndetit mendor. Nëse ekziston rrezik i menjëhershëm, kontaktoni shërbimet emergjente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
