
Një incident ka ndodhur ditën e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, ku efektivët e policisë kanë ndërhyrë me forcë ndaj një qytetareje që po protestonte e vetme dhe në mënyrë paqësore.
Qytetarja mbante në duar një pankartë me mesazhin “Këtu është tokë Iliriane”, por sapo është shfaqur përpara institucionit, efektivët e policisë janë afruar menjëherë duke ia marrë pankartën nga duart dhe duke ia grisur atë.
Në një prononcim për median Ora News, qytetarja ka denoncuar sjelljen e forcave të rendit, duke theksuar se sapo në vendngjarje u afruan kamerat, policët u larguan.
“Kisha një pankartë në duar që thonte ‘këtu është tokë Ilirjane’. U ngritën këta dhe thanë këtu nuk lejohen. Ja si ikin tani. Tani që ka një kamer ikin”, u shpreh qytetarja e revoltuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
