
Mbrëmja gjysmëfinale e “Ferma VIP 3” solli jo vetëm shpalljen e pesë finalistëve, por edhe një moment që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Vendi i fundit në finale u vendos mes Ilir Shaqirit dhe Sara Karajt, dy nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni.
Në momentin kur Arbana Osmani lexoi emrin e Ilir Shaqirit si finalistin e fundit, vëmendjen e mori menjëherë opinionisti Ermal Mamaqi.
I ulur në panel, Mamaqi nuk e fshehu gëzimin për rezultatin. Sapo dëgjoi emrin e Ilirit, ai u ngrit menjëherë nga karrigia dhe kërceu nga entuziazmi, një reagim spontan që u vu re nga publiku dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjet.
Ndërkohë, me kualifikimin e Ilir Shaqirit, lista e finalistëve të “Ferma VIP 3” u plotësua zyrtarisht, duke vulosur garën finale mes Mimoza Ahmetit, Bujakës, Soni Malajt, Elvis Pupës dhe Ilir Shaqirit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
