
Prej ditësh, ndarja e Brikenës dhe Mateos ka qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa mes aludimeve të shumta është përmendur edhe emri i Franceska Rustemit.
Një pjesë e ndjekësve kanë spekuluar se moderatorja mund të ketë pasur ndikim në raportin e ish-çiftit të krijuar në “Big Brother VIP Albania 5”, pretendime që Franceska ka vendosur t’i mohojë publikisht.
Ajo u ndal te videoja e publikuar nga Brikena në rrjetet sociale, e cila më pas u fshi dhe që sipas saj ka sjellë shumë interpretime të gabuara.
“Në rrjetet sociale, një video që Brikena e ka postuar, pastaj e ka fshirë, nuk e di pse. Për mua it’s ok, një video që ka qenë Brikena dhe unë kam qenë anësore duke e parë. Dhe të gjithë fansat dhe njerëzit që më ndjekin mua dhe ndjekin Brikenën, kanë qenë me idenë që Franceska e xhelozon Brikenën ose Franceska ka gisht në ndarjen e tyre. Dua ta sqaroj këtë faktin, nuk dua ta lë kështu të hapur”, u shpreh ajo.
Franceska theksoi se nuk e sheh veten pjesë të situatave të tilla dhe mohoi kategorikisht zërat që e lidhin me fundin e marrëdhënies së tyre.
“Nuk jam as tip xheloz, as tip që ndan çifte, as tip që merret me punët e të tjerëve. Jam një njeri që më interesojnë shumë punët e mia dhe punët e mia t’i bëj më së miri”, tha ajo.
Moderatorja shtoi se gëzon respekt për Brikenën dhe se raporti i saj me të nuk ka qenë kurrë problematik.
“Unë e kam shumë xhan Brikenën. Jo si Brikena e Mateos, unë e kam xhan Brikenën për vajzën që është dhe për vajzën që unë do të njoh në Top Arena”, deklaroi Franceska.
Ndërkohë, Brikena dhe Mateo do të jenë pjesë e “Top Arena”, emisioni që drejtohet nga Ed Manushi dhe Franceska Rustem. Të dy do të jenë pjesë e panelit të përhershëm gjatë transmetimeve live deri në përfundim të Botërorit 2026.
Pikërisht kjo do të sjellë edhe takime të vazhdueshme mes dy ish-partnerëve në ekran, në një periudhë kur publiku vijon të diskutojë arsyet që çuan në fundin e marrëdhënies së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
