SHOWBIZ / E Premte 12 Qershor 2026, 17:05

"Mësova që..."/ Sara Karaj bën reagimin e parë pasi nuk arriti në finalen e Ferma VIP

Sara Karaj ka bërë reagimin e saj të parë publik pasi nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e “Ferma VIP 3”.

Pak pas gjysmëfinales, ku vendi i fundit në finale iu dha Ilir Shaqirit, Sara ndau me ndjekësit një mesazh falënderues për eksperiencën e saj në reality show.

Ish-fermerja u shpreh e lumtur për rrugëtimin e bërë brenda fermës, duke theksuar se gjatë kësaj eksperience ka njohur njerëz të rinj dhe ka mësuar më shumë për veten.

“Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e Ferma VIP 3. Kam njohur shumë njerëz të mirë, kam mësuar shumë më shumë për veten time. Do të ishte më mirë që këto sfidat e fundit t’i kisha më në kontroll… Shpresoj që edhe ju ta keni shijuar gjithë rrugëtimin. Ju puth”, shkroi ajo.

Në mesazhin e saj, Sara la të kuptohet se do të kishte dashur t’i menaxhonte ndryshe disa prej sfidave të javëve të fundit, pa dhënë më shumë detaje.

Gjatë qëndrimit në fermë, Sara Karaj ishte një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni, duke qenë shpesh në qendër të diskutimeve dhe dinamikave të shtëpisë.

Megjithëse nuk arriti të bëhej pjesë e finales, rrugëtimi i saj në “Ferma VIP 3” u mbyll vetëm një hap larg natës së madhe të 15 qershorit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE