LAJME / E Premte 12 Qershor 2026, 17:05

Shkak qëndrimi i saj për protestat/ Grida Duma e pëson keq, populli shqiptar i jep "shuplakë fytyrës"

Debati i krijuar pas episodit të fundit të “Top Story” vijon të sjellë reagime në rrjetet sociale, ku emri i Grida Dumës është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e emisionit.

Në orët e fundit, shumë përdorues kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në profilet sociale të moderatores, duke e lidhur këtë me qëndrimet e mbajtura gjatë diskutimeve për protestat e zhvilluara në Tiranë.

Përveç komenteve kritike, ndjekësit kanë vënë re edhe një rënie të numrit të followers-ave në profilin e saj në Instagram. Sipas të dhënave që po qarkullojnë në rrjet, llogaria e Dumës ka humbur mijëra ndjekës brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Mes komenteve të publikuara në rrjetet sociale, një ndjekëse shkruan: “Grida, të kam dashur dhe ke qenë shembull për mua, por tani je duke e treguar fytyrën e vërtetë. Më ke zhgënjyer shumë. Unfollowed!”

Një tjetër komentues shprehet: “Turp të kesh. E humbe dashurinë e publikut që mezi e ke fituar prej kaq vitesh.”

Ndërsa një tjetër ka bërë thirrje: “Bojkot Gridën!

Deri tani, Grida Duma nuk ka reaguar publikisht lidhur me komentet dhe debatet që kanë pasuar transmetimin e emisionit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE