Personi që shihni në foto është Renis Dobra, 23-vjeçari që u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit në Ulëz të Matit.
Ai dyshohet se është rrëmbyer ditën e djeshme, është vrarë dhe më pas trupi së bashku me makinë ku udhëtonte u hodh në liqen për të fshehur gjurmët. I riu u denoncua i zhdukur nga babi ditën e djeshme, teksa në orët e para të mëngjesit të sotëm, trupi u gjet nga një banor i zonës në liqen.
Nga këqyrja paraprake u zbuluan mavijosje në qafë, që ngrenë dyshime se ai mund të jetë mbytur me litar, e më pas trupi u fut në makinë për t’u hedhur në liqen. Nga ana tjetër, banori që e gjeti pretendon se në trup kishte dhe shenja plumbi. Gjithsesi, pritet një reagim nga policia për të zbardhur shkakun e vdekjes dhe po ashtu analizat e autopsisë.
As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë, teksa 23-vjeçari është hetuar për disa vjedhje, por kanë qenë situata të lehta. Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE