LAJME / E Diel 14 Shtator 2025, 13:01

Izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila, autor i atentatit në Shkodër

Ragip Gila, autori atentatit me të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë.

Mësohet se 29-vjeçari për momentin po mbahet në qeli të veçantë, për arsye sigurie.

Në sulmin e armatosur, Erogen Brajoviç mbeti i plagosur rëndë, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja (më parë Lushi), dhe një tjetër person, Armando Pali, humbën jetën.

Në përplasje u plagos edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kacerri, e cila pësuar lëndime serioze në gjymtyrë, dhe familja e saj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për trajtimin mjekësor.

Ai u arrestua ne tentative arratisje disa ore pas ngjarjes se rende ne Shkoder, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE