LAJME / E Enjte 20 Gusht 2026, 21:09

E BUJSHME/ Top Channel largon pas 24 vitesh autorin e emisionit shumë të njohur

Filip Çakuli, skenarist, satirist dhe autor i emisionit më të ndjekur investigativ në Shqipëri, FIKS FARE, nuk do të jetë me pjesë e televizionit kombëtar Top Channel në sezonin e ri televiziv. Pas 24 vitesh, njeriu i konsideruar “babai” i programit satiro-investigativ, ia ka dorëzuar stafetën Antela Likës.

“Fiks Fare” nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002 dhe falë besimit që themeluesi i madh i Top Medias, Dritan Hoxha i dha Filip Çakulit, duke u shndërruar në një nga programet më të ndjekura në Shqipëri.

Përpara se të merrte drejtimin e “Fiksit”, Filipi kishte punuar në disa prej gazetave më në zë të kohës dhe përvojën e vyer e vuri plotësisht në shërbim të emisionit, duke fshikulluar me anë të humorit fenomenet negative të shoqërisë shqiptare.

“Fiks Fare” vazhdoi për 24 vite nën drejtimin e tij, të mbetej një program kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut, etj.

Si drejtues, Filip Çakuli solli një nga ndryshimet më mbresëlënëse në historinë e humorit shqip dhe mori emrin “babai” i FIKS FARE.

Sot, pas dy dekadash e gjysmë angazhim editorial me emisionin që themeloi me besimin e Tanit të Topit dhe pozicioneve drejtues e administrative që mbajti në Këshillin Mbikëqyrës të shoqërisë “Top Channel”, Filip Çakuli është përshëndetur me stafin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE