LAJME / E Enjte 26 Mars 2026, 19:07

Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes, zbulohet fanella që do të veshë Kombëtarja në përballjen me Poloninë

Kombëtarja shqiptare këtë të enjte do të përballet me Poloninë në orën 20:45, në PGE Narodowy të Varshavës për gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026.

Gjithçka është gati ndërsa nga dhomat e veshjes janë publikuar pamje duke zbuluar fanellën që lojtarët e Kombëtares do të veshin gjatë kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

Siç shihet edhe nga pamjet e postuara nga FSHF, kombëtarja do të zbarkojë në fushë me fanellën e zezë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)


Nëse Shqipëria arrin të kalojë këtë pengesë në sfidën teke, katër ditë më vonë do të luajë në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë-Suedi, me objektivin për të siguruar një vend në finalet e Botërorit që zhvillohen këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanadado t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE