
Analisti turk ngre alarmin për Sazanin: “Nuk është thjesht investim, por përplasje gjeopolitike mes Turqisë dhe Izraelit”
Gazetari dhe analisti turk ?brahim Karagül ka komentuar zhvillimet rreth projektit të planifikuar në Ishullin e Sazanit, duke pretenduar se pas tij fshihen interesa shumë më të mëdha sesa ato turistike dhe ekonomike.
Sipas Karagülit, investimi i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, duhet parë në kontekstin e rivalitetit strategjik mes Turqisë dhe Izraelit në rajon.
“Sazani nuk është vetëm një ishull turistik. Ai ka rëndësi të madhe strategjike për shkak të pozicionit të tij në Adriatik”, argumenton analisti turk.
Në analizën e tij, Karagül pretendon se Izraeli po zgjeron ndikimin e tij nga Mesdheu Lindor drejt Ballkanit dhe Adriatikut, ndërsa Shqipëria mund të shndërrohet në një arenë të re të kësaj gare gjeopolitike.
Ai shpreh shqetësimin se afrimi i Tiranës me investime të tilla mund të ndikojë në marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke ndryshuar ekuilibrat strategjikë në rajon.
Karagül e lidh debatin për Sazanin dhe Zvërnecin me zhvillime më të gjera ndërkombëtare, duke argumentuar se çështja nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por edhe nga ai gjeopolitik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
