LAJME / E Enjte 2 Prill 2026, 06:06

Gazetari i njohur: “Në prill Rama thirret nga SPAK”, Dosja nga Gjermania është kopsitur pritet të..

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në nje emision televiziv, u shpreh se kryeministri Edi Rama mund të thirret nga SPAK brenda muajit prill.

Sipas Kokës, kjo lidhet me informacione për dosje që i kanë mbërritur drejtësisë shqiptare, veçanërisht nga Gjermania, të cilat mund të ndikojnë në vijimin e hetimeve. Ai theksoi se bëhet fjalë për një informacion që, sipas tij, ekziston, por që mbetet për t’u konfirmuar nga zhvillimet konkrete.

Nga ana tjetër, analisti Albatros Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi burimin e këtij informacioni, duke e pyetur nëse bëhej fjalë për një fakt të verifikuar apo një vlerësim personal.

Bledian Koka: Unë besoj që zoti Rama mund të ketë informacione që në prill atij i vjen një thirrje nga SPAK.

Albatros Rexhaj: Ke informacione për këtë apo është thjesht intuita juaj?

Bledian Koka: Unë e kam një informacion të kësaj natyre, por mbetet për t’u parë.

Albatros Rexhaj: Si person në dijeni?

Bledian Koka: Si person në dijeni mund të thuash. Nëse drejtësia avancon me ato dosje që kanë ardhur, sidomos nga Gjermania, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE