
Shqipëria do të jetë në Bordin e Paqes për administrim e Gazës si shtete anëtare themeluese.
Pasi kryeministri Edi Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidenti amerikan Donald Trump, Këshilli i Ministrave ka miratuar sot aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Tashmë do të jetë Kuvendi i cili do të ratifikojë aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, duke e votuar nesër në një seancë plenare jashtë radhe.
Të enjten, në Davos të Zvicrës ku ka nisur forumi ekonomik, pritet të zhvillohet ceremonia për Bordin e paqes për Gazën. Presidenti amerikan Trump dëshiron që bordi të ratifikohet zyrtarisht nga liderët botërorë gjatë një ceremonie të posaçme në kuadër të Forumit Ekonomik.
Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të PS që të rrinë të gatshëm për një seancë të posaçme për miratimin e këtij vendimi. Sot Këshilli i Ministrave ja përcjell dokumentin e miratuar Kryetarit të Kuvendit, i cili do të mbajë seancën këtë të enjte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
