LAJME / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 22:10

Erdogan ULTIMATUM Greqisë: Mos furnizoni ishujt me armë, historia është një mësues i mirë, ta dini që iu pret një

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Greqisë ditën e sotme të ndalojë armatosjen e ishujve të Egjeut dhe se tensionet mes dy vendeve sa vijnë edhe rriten. Ai e ka këshilluar Greqinë të mësojë nga e kaluara dhe të ndryshojë qëndrim.

Turqia ka kundërshtuar çdo vendosje ushtarake greke në ishujt lindorë të Egjeut, nga ana tjetër Greqia e quan kërcënim këtë pasi thotë se ka të drejtë sipas ligjit ndërkombëtar të mbrojë sovranitetin e saj,

Të dyja vendet, kohët e fundit, kanë pasur mosmarrëveshje duke akuzuar njëra-tjetrën për përpjekje për të shkelur kufijtë detarë.

“Greqia duhet ta dijë se Turqia nuk ka ndërmend të pushtojë territorin e ndonjë vendi tjetër, por Turqia gjithashtu nuk ka ndërmend të lejojë askënd të shkelë të drejtat e saj.

Injorimi i traktateve ndërkombëtare nuk do t’i sjellë dobi askujt. Kushdo që e interpreton qasjen e ekuilibruar të Turqisë të bazuar në logjikën e shëndoshë si dobësi, po bën një gabim të rëndë.

Greqia duhet të ndryshojë kursin dhe të ndalojë armatosjen e ishujve të demilitarizuar. Historia është një udhërrëfyes i mirë për ata që mund të mësojnë nga e kaluara”, tha Erdogan

Ai shtori gjithashtu se dëshiron që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë të bazohen në miqësi të mirë.

Erdogan u ndal edhe te lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ku theksoi se Turqia është e gatshme të bëjë çdo gjë që mundet për të mbështetur procesin e paqes sepse “është fakt se do të fitojë paqja, jo lufta”.