LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 14:02

E trishtë! Polumbarët kërkojnë në liqen trupin e Arben Anamalit, kapiteni që shpëtoi dy turistët por u mbyt vetë

Polumbarët dhe ekipet e tjera të Policisë së Shtetit vijojnë prej pasdites së djeshme të kërkojnë trupin e Arben Anamalit, kapiteni i një anije të vogël turistike që u hodh dje në ujërat e Liqenit të Shkodrës për të shpëtuar dy turistë nga mbytja, por vetë nuk doli më nga uji.

51 vjeçari bëri një akt heroik që është vlerësuar nga të gjithë, madje edhe Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar një “model shoqëror”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njoftoi se informacioni për ngjarjen u mor rreth orës 16:32, pasi kapiteni i anijes turistike dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa polumbarët vijojnë k ërkimet për gjetjen e trupit të Arben Anamalit.

Hetimet dhe pyetja e dy turistëve pritet të zbardhin dinamikën e ngjarjes, nëse ata kanë rënë aksidentalisht në ujërat e Liqenit të Shkodrës, apo gjatë xhiros me anijen turistike janë hedhur për t’u larë pa jelekët e shpëtimit.

Një tjetër detaj që pritet të sqarohet nga hetimet është dhe fakti se përse dy turistët që rrezikuan të mbyteshin nuk kishin jelekët e shpëtimit të vendosur, pra kemi të bëjmë me shkelje të rregullave apo pakujdesi e momentit që fatkeqësisht është mbyllur me një viktimë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE