LAJME / E Martë 8 Korrik 2025, 20:08

E FUNDIT! Kapiteni sakrifikon jetën për të shpëtuar turistët – ngjarja që tronditi Shkodrën!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës pasditen e së martës, më 8 korrik. Një kapiten anijeje, i njohur për përkushtimin ndaj turizmit dhe sigurisë në liqen, humbi jetën në një akt heroik, teksa po përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.


Sipas njoftimit zyrtar nga policia, rreth orës 16:32, shtetasi A. A., 51 vjeç, kapiten i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, u mbyt pasi u hodh në ujë për të ndihmuar dy vizitorë që rrezikonin të mbyteshin. Për fat të mirë, të dy turistët u shpëtuan dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Kapiteni, i cili për shumë vite kishte shërbyer me përkushtim në shërbimet turistike të Bashkisë Shkodër, u bë simbol i guximit dhe sakrificës. Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për trupin e tij në ujërat e liqenit.


?? Një akt trimërie që nuk do të harrohet…, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE