LAJME / E Mërkurë 14 Shkurt 2024, 13:01

Dy vëllezër në Korçë rrahin rëndë një person që përfundon në spital. Shpallen në kërkim nga policia

Sherr mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8 të qytetit.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.