LAJME / E Mërkurë 21 Janar 2026, 18:06

Dosja e 21 Janarit/ Del nga SPAK xhaxhai i Aleks Nikës: Prokurori më tha se…

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ka përfunduar takimin me prokurorin e çështjes së 21 janarit në SPAK Alfred Shehu.

Për mediat, Mark Nika nuk dha detaje, por shprehu besimin e plotë të SPAK për zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve.

Ndër të tjera ai tha se vënia në vend e drejtësisë, nuk është përgjegjësi e Edi Ramës dhe mazhorancës.

Drejtsinë e kemi kërkuar nga drejtësia e re nga SPAK. Nuk është përgjegjësia e mazhorancës, nuk kemi as komunikim për këtë punë. Nuk kam kërkuar kurrë nga Rama për drejtësi, drejtësinë e dua nga SPAK. Këtë kërkova dhe unë pse po vonohet. Prokurori i çështjes më tha që janë veprime që duhet të ristaurohet dosja e vjetër. Hollësira nuk më dha prokurori, ai do të zbatojë procedurat kaq mund të më thoshte ai mua“, tha xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika për Report TV, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE