LAJME / E Diel 14 Shtator 2025, 23:11

Dhimbje e paimagjnueshme, babai ndërron jetë në funeralin e të birit

Norman White, 61 vjeç, u rrëzua papritur teksa arkivoli i djalit të tij, David Beilicki, po futej në kishën “St Bede’s Chapel”. Ai dyshohet se pësoi një atak kardiak dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas vajzës së tij, Chantelle Beilicki, Norman nuk kishte pasur më parë probleme me zemrën dhe ajo beson se ai u nda nga jeta “nga dhimbja e madhe e humbjes së djalit”. “Ishte si një skenar filmi, diçka që nuk e përfytyron dot,” tha ajo për mediat britanike.

David, i cili kishte vite që luftonte me varësinë ndaj drogës, ishte gjetur i pajetë më 31 korrik nga një i afërm. Vdekja e tij përkoi me 10-vjetorin e memorialit për dy djemtë e tij binjakë të lindur të vdekur.

Familja e përshkroi Norman-in si një njeri të dashur, sportist dhe trajner boksi, shumë i respektuar nga komuniteti. Ceremonia e varrimit të tij do të mbahet më 18 shtator, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE