
Dy vëllezërit shqiptarë Klevis dhe Artur Hoxhosmani, me origjinë nga Burreli, janë vënë në pranga në Tiranë, të akuzuar si drejtues të një superrrjeti ndërkombëtar trafiku kokaine, që furnizonte Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian me tonelata droge!
Sipas raportimit të “Daily Mail”, rrjeti i tyre ishte një nga më të mëdhenjtë në Europë, me lidhje të forta në Kolumbi, Ekuador, Belgjikë, Holandë dhe Francë. Droga fshihej në dërgesa legjitime me kuti bananesh dhe thasë kakaoje, ndërsa rrjeti përdorte rrugë detare dhe tokësore për transportin e “mallit”.
? Nga lavazhi në Britani te jahti në Dubai
Në qendër të vëmendjes është Klevis Hoxhosmani, i cili sipas “Daily Mail”, është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-ministres shqiptare të Integrimit Europian, Majlinda Bregu.
Klevisi dhe vëllai i tij shfaqeshin shpesh në udhtëtime luksoze mes Londrës, Dubait dhe Monakos, duke ekspozuar një stil jete ekstravagant. Ata zotëronin biznese dhe prona në Shqipëri dhe Britani – përfshirë një lavazh makinash në Bournemouth dhe një jaht luksoz në Dubai, ku organizoheshin festa me influencere.
? Aksioni që zbuloi “perandorinë e bardhë”
Hetuesit shqiptarë, në bashkëpunim me autoritetet britanike, kanë sekuestruar makina luksoze, orë Rolex dhe Richard Mille, si dhe prona në disa vende. Vetëm vlera e rrjetit të tyre të dyshuar të trafikut llogaritet në 335 milionë paund!
SPAK i akuzon për krijim të një organizate kriminale hierarkike, që lidhte furnizuesit nga Amerika Latine me tregjet kryesore evropiane të kokainës.
Aktualisht, të dy vëllezërit ndodhen në paraburgim në Tiranë, në pritje të një gjyqi që pritet të zbulojë më shumë mbi mënyrën sesi ndërtuan perandorinë e tyre të krimit.
? Nga azilantë në “mbretër të kokainës”
Sipas hetimit të “Daily Mail”, Klevisi dhe Arturi kishin hyrë në Britaninë e Madhe si azilantë, përpara se të ngrinin rrjetin e tyre të fuqishëm të trafikut.
Banorët lokalë në Dorset i përshkruanin si “fqinjët nga ferri”, ndërsa Klevisi kishte marrë nofkën “Ali Baba”, sepse, siç thoshin britanikët, “kishte 40 hajdutë që punonin për të”.
?? Nga Rolls-Royce në pranga
Vetëm pak javë pasi Klevisi publikoi video me Rolls-Royce luksoz në internet, autoritetet shqiptare ndërmorën operacionin e madh arrestues, duke vënë në pranga “vëllezërit e kokainës”.
Hetimet zbuluan se pasuria e tyre e frikshme – e shpërndarë në Britani, Shqipëri dhe Dubai – ishte ndërtuar përmes trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në rrjete të koduara si “Sky ECC”.
? “Jeta e luksit ka marrë fund për dy vëllezërit nga Burreli,” shkruan “Daily Mail”, ndërsa procesi gjyqësor pritet të zbulojë përmasat e vërteta të “perandorisë shqiptare të kokainës” që tronditi Europën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
