
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë mesnatës në zonën e Don Boskos, Tiranë. Një vajzë ka rënë pre e dhunës nga disa djem, vetëm për një arsye krejt banale, se kush duhet të hapte rrugën i pari për të kaluar.
Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi nga një debat i vogël për bllokimin e rrugës, i cili shumë shpejt degjeneroi në dhunë fizike ndaj vajzës. Pamjet e siguruara nga qytetarët tregojnë tensionin e krijuar, ndërsa vajza qëllohet pa mëshirë për shkak të një mosmarrëveshjeje qesharake.
Fatmirësisht, disa kalimtarë të rastit ndërhynë menjëherë dhe arritën të ndajnë të rinjtë, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Një qytetar ka dërguar mesazhin e tij pranë redaksisë: “Kryqi kuq Don Bosko për bllokim rruge, gjynah e kanë rraf atë gocën, u zunë për rrugën se hapte kush.”
Ngjarja ka ngjallur reagime të forta tek banorët e zonës, të cilët shprehen të shqetësuar për rritjen e rasteve të dhunës në publik dhe për faktin që një mosmarrëveshje e vogël mund të përfundojë në akte brutale.
Kjo situatë ngre sërish në pah mungesën e kulturës së komunikimit dhe respektit në shoqëri, duke u kthyer në një problem serioz që po prek çdo ditë e më shumë qytetarët. Shumëkush pyet: si është e mundur që një vajzë të dhunohet vetëm se nuk hapi rrugën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
