LAJME / E Enjte 18 Dhjetor 2025, 19:07

Dëshmia në SPAK për 21 Janarin, “zbërthehet” Ilir Meta: Shërbimet e huaja më thanë se…

Me kërkesë të tij, ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është marrë sot në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, kohë kur ishte zv.kryeministër i Sali Berishës.

Pas dëshmisë së dhënë prej rreth 2 orë e gjysmë, Ilir Meta është larguar nga ambientet e SPAK drejt paraburgimit “313”.

Sipas avokatit Kujtim Cakrani, Ilir Meta ka deklaruar se “para demonstratës së 21 Janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve“.

Lidhur me provat që Meta disponon, ish-presidenti orientoi organin hetues të kryejë kontrolle dhe të sekuestrojë materialet që ndodhen pranë institucioneve përkatëse dhe që konsiderohen të klasifikuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE