LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 14:02

Deklarimi i pasurisë, deputetja e PS në Elbasan, Sara Mila

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt. Ato janë tashmë publike.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Deputetja e Partisë Socialiste për Elbasanin deklaron një makinë të 2021 me vlerë 28.900 euro të dhuruar.

Ajo deklaron gjendje cash 3 mijë euro gjithashtu të dhuruara si dhe disa llogari bankare me gjendjen në 2025 si më poshtë:

131 mijë lekë llogari kursimi nga paga,

Ajo deklaron edhe një kredi 14.450 euro të cilën e ka shlyer me mbetje 2.380 euro.

Gjithashtu deklaron debi 3 mijë euro në kartë krediti. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE