
Minatori që bënte njëkohësisht edhe detyrën e brigadierit ka rënë aksidentalisht gjatë procesit të punës në furnelën e mineralit dhe është mbuluar nga masivi i kromit.
Kështu u shpreh Policia e Bulqizës pasditen e sotme, pas hetimeve paraprake për aksidentin e rëndë të ndodhur në galeritë e Tërnovës së madhe.
Minatori është Ilir Kalaveri, 40 vjeç. Miniera menaxhohet nga kompania “Eternal Security”.
“Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës”, thanë burime zyrtare.
Për fat të keq 40-vjeçari është mbuluar nga masivi i kromit dhe kërkim-shpëtimi vijon, sikurse edhe hetimet për shkaqet.
“Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri me dije policia.
Hetimet janë ende aktive dhe do verifikohen gjithashtu kushtet e sigurisë në punë dhe nëse kompania ka qenë në rregull me dokumentacionin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
