LAJME / E Diel 5 Prill 2026, 08:08

"BOTA NA E KA ZILI!" Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, ka qenë së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube, “SportBible”, ku ka marrë pjesë në një sfidë interesante shijesh.

Atij i është kërkuar të vlerësojë ushqime të ndryshme nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të botës, por vëmendjen e mori momenti kur para tij u vendosën pjata shqiptare.

Në njërën nga sfidat, Xhaka u përball me një zgjedhje mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit të Kosovës (salcë me speca të kuq).

Pa u menduar dy herë, kapiteni zgjodhi menjëherë ajvarin.

“Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka. Ai shpjegoi për audiencën e huaj se ky është një ushqim që nuk mungon kurrë në tryezat shqiptare.

“Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time,” shtoi ai,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE