LAJME / E Diel 31 Gusht 2025, 18:06

Bie në kontakt me energjinë dhe humb jetën 51-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Valias, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë.

Policia thotë se shtetasi me inicialet A.L ishte duke rregulluar një defekt gjatë kohës që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE