
Nga sot, kalimi në tunelin e Llogarasë është me pagesë.
Pas dy sezonesh verore ku kalimi ishte pa tarifë, tashmë përdoruesit e mjeteve duhet të paguajnë, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të çmimeve për secilën kategori mjetesh.
Skema e pagesës është ndarë në 5 kategori automjetesh:
Motoçikletat dhe mjetet me dy rrota: 100 lekë
Automjetet me dy boshte dhe lartësi deri 1.30 m (makina pasagjerësh dhe automjete të lehta shpërndarjeje): 250 lekë
Automjetet me më shumë se dy boshte dhe lartësi deri 1.30 m (makina pasagjerësh me rimorkio, automjete të lehta shpërndarjeje me rimorkio): 500 lekë
Automjetet me dy ose më shumë boshte dhe lartësi mbi 1.30 m (furgonë, minibusë, automjete të mesme): 1,000 lekë
Mjetet e rënda me tre ose më shumë boshte dhe lartësi mbi 1.30 m (autobusë, kamionë me shumë rimorkio): 5,000 lekë
Tuneli i Llogarasë është një vepër infrastrukturore e sulmuar shpesh nga opozita dhe nën hetim nga SPAK.
Kostoja e ndërtimit të tunelit ka kapur vlerën mbi 260 milion €, ku janë zhvilluar disa procedura tenderimi, ku ekspertët kanë ngritur dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi.
Ndërtimi i tunelit nisi më 15 nëntor 2021, pas shpalljes së një gare tenderuese që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga dy kompani: “Intekar Yapi” dhe “Asl Insaat”. Por tenderi mbart “flamur të kuq” për garë të pandershme, sipas Open Procurement Albania, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
